Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

Written by

in

Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

Pas shpalljes së pafajshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, në një deklarim për RTK-në, ka vlerësuar se procesi gjyqësor ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë ishte i padrejtë. Ai ka shprehur kritika edhe për vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Pas vendimit lirues ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në një intervistë për RTK-në, Isni Kilaj, ka thënë se vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës.

“Nuk është dasht me ekzistu fare ky proces, duke u bazu në provat dhe faktet që i ka pas prokuroria për krejt ekipin që jemi akuzu për pengim të drejtësisë”, tha Kilaj.

Ish-pjesëtari i UÇK-së theksoi se gjykata e ka mbajtur pa të drejtë në paraburgim për 18 muaj.

“Kam qenë dy herë i mbajtur në Hagë. Herën e parë kam ndenjur, më kanë mbajtur për gjashtë muaj e gjysmë dhe nuk kam pasur një akuzë të caktuar, nuk kanë mundur të ma shpallin një akuzë, një aktakuzë, dhe jam liruar mandej për shtatë muaj kam qëndruar në shtëpi. Janë kthyer, më kanë arrestuar prapë nën pretendimin për pengim të drejtësisë, se kanë krijuar një grup, janë munduar të krijojnë një grup me të cilin s’kemi pasur fare lidhje”, shtoi ai.

Kilaj tha se pas vendimit pati një bisedë të shkurtër me Thaçin, për të cilin tha se beson që në fund drejtësia do të fitojë dhe do të ketë një vendim lirues. Ai njoftoi se nesër do të kthehet në vendlindje pas një procesi të gjatë ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Burimi: Insajderi