“Dardanët” dështojnë në Dublin, humbin 3-0 kundër Irlandës

“Dardanët” dështojnë në Dublin, humbin 3-0 kundër Irlandës

Written by

in

“Dardanët” dështojnë në Dublin, humbin 3-0 kundër Irlandës

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 në udhëtim ndaj Irlandës, në ndeshjen e zhvilluar në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Irlandezët shënuan dy gola nga pika e bardhë, përmes Troy Parrott, ndërsa golin e tretë e realizoi Jack Moylan me kokë.

Dy penalltitë u shkaktuan nga gabimet në mbrojtjen e Kosovës. E para u akordua pasi Kreshnik Hajrizit topi i devijoi në dorë, ndërsa e dyta pas ndërhyrjes së portierit Aro Muriq ndaj një futbollisti irlandez brenda zonës së rreptësisë.

Me barazimin e Izraelit ndaj Austrisë, Kosova ngelet në Ligën B. /Insajderi.rog/

Burimi: Insajderi