Një bisedë mes Anjezës dhe Arlindës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka vënë në qendër të vëmendjes jetën sentimentale të kësaj të fundit.
Gjatë diskutimit, Anjeza ka qenë kurioze të dijë nëse Arlinda kishte pasur ndonjëherë një lidhje dashurie me ndonjë djalë.
Përgjigjja e Arlindës ishte se nuk kishte pasur një lidhje të tillë, ndonëse ka treguar se kishte përjetuar momente afrimiteti dhe puthje me djem.
“Jo. Kam pasë puthje, po lidhje jo. Kam dashtë me provu për m’u kanë ma e sigurt në ndjenjën tem, që mos me thanë veç qishtu edhe s’ka. Po m’i puthë muj edhe djemtë, s’o problem”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se Arlinda ka deklaruar publikisht se është lesbike, ndërsa biseda me Anjezën ka sjellë edhe një tjetër detaj nga përvojat e saj personale, të cilat i ka ndarë me banorët brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/