Liverpool mposhtet në Anfield nga Manchester City

Liverpool mposhtet në Anfield nga Manchester City

Written by

in

Liverpool mposhtet në Anfield nga Manchester City

Liverpool është mposhtur në shtëpi nga Manchester City në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës.

“The Reds” pësuan humbje në Anfield me rezultat 0-3.

Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 62-të kur Gravenberch u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të kuq.

Haaland hapi llogarinë e golave në minutën e 65-të të takimit, kurse Doku e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të të ballafaqimit.

Epilogun takimit ia vendosi Cherki me golin e tij të shënuar në minutën e 78-të.

Pas këtij takimi, Liverpool pozicionohet në vendin e 9-të në tabelë, me 9 pikë, kurse City prin tabelën me 18 pikë të arkëtuara.