GTA VI ka gjeneruar më shumë se 1,5 miliard dollarë, ende pa u luajtur nga askush

GTA VI ka gjeneruar më shumë se 1,5 miliard dollarë, ende pa u luajtur nga askush

Written by

in

GTA VI ka gjeneruar mbi 1,5 miliard dollarë (rreth 1.35 miliard euro) ende pa u luajtur nga askush.

Grand Theft Auto VI pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha në botën e argëtimit, kur të dalë në treg më 19 nëntor.

Loja më e re në serinë Grand Theft Auto (GTA) ka kaluar përmes disa shtyrjeve, por pas 13 vitesh – periudha më e gjatë midis dy lansimeve në historinë e kësaj serie – ajo më në fund është gati.

Por pritja e gjatë nuk i ka dekurajuar lojtarët.

Madje, sipas firmës së analizave të tregut “Sensor Tower”, vlerësohet se porositë paraprake për lojën kanë kaluar tashmë shifrën e 1,5 miliard dollarëve.

Krahasuar me lojërat e tjera të lansuara së fundmi, përmasat e GTA VI janë të pakrahasueshme.

Nëntë ditë para lansimit, GTA VI arriti mbi 1 miliard dollarë të ardhura nga porositë paraprake — pothuajse dyfishi i asaj që kishte gjeneruar “Call of Duty: Modern Warfare II” (loja më e shitur në SHBA gjatë vitit 2022) në të njëjtën periudhë para lansimit të saj.

Loja e mëparshme, Grand Theft Auto V, pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë loja më e shitur e vitit 2013, dhe ka vazhduar të sjellë qindra miliona dollarë për serinë çdo vit.

Ky sukses i qëndrueshëm i detyrohet pjesërisht “GTA Online” – një version online me shumë lojtarë, i cili u lançua pak javë pas daljes në treg të GTA V. /Telegrafi/