Policia e Kosovës për rajonin, ka njoftuar se viktima është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Deri më tani nuk është raportuar për arrestime lidhur me këtë rast.
Burimi: RTKLive
