Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski mori pjesë në konferencën e 21-të vjetore të MASIT, kushtuar temës “IA Agjent”. Në një deklaratë për mediat, njoftoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorin vendas të TIK-ut dhe të ndihmojë kompanitë e vendit të aplikojnë inteligjencën artificiale në punën e tyre.
“Si Qeveri, ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të mbështesim industrinë e TIK-ut në vend. Kemi dy projekte të mëdha, DIGIT-MAK dhe INO-FEIT EDIH, që nënkuptojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë vendase për transformimin digjital. Që kjo të ndodhë, nevojiten kompani vendase të IT-së”, theksoi Andonovski.
“Në periudhën në vijim, do të mbështesim edhe projekte që nënkuptojnë transformim digjital të bizneseve, trajnimin e tyre, përdorimin e IA-së, sepse duhet të kapim prizën”, tha Ministri.
Ai shtoi se kjo çështje është po aq e rëndësishme si për biznesin ashtu edhe për shtetin, sepse ata që dinë të përdorin inteligjencën artificiale “do të jenë në gjendje të shpresojnë për përparim të përshpejtuar”.
Në pyetjen e një gazetari se sa mbetet Maqedonia prapa vendeve evropiane në fushën e inteligjencës artificiale, Andonovski theksoi mungesën e infrastrukturës së të dhënave vendase./Telegrafi/