
Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në afërsi të shtëpisë së Jakup Krasniqit, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.
Në mesin e tyre është edhe Çlirim Haziri, nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, i cili tha se kanë shkuar në grup për ta parë dhe takuar Krasniqin, nëse u lejohet.
Ai theksoi se emocionet që po përjeton familja e Krasniqit për vizitën e tij në Kosovë janë të njëjta edhe për ta.
“Qysh është emocion për familjen e tij, është edhe për neve. Erdhëm këtu me një grup për ta parë bacën Jakup, nëse na lejohet”, u shpreh Haziri.
“Ne do ta presim bacin Jakup”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv