Duke u bazuar në vazot përfundimtar dhe renditjen e FIFA-s të 18 nëntorit 2026, Kosova mund të përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë, por edhe të ketë një grup dukshëm më të favorshëm në kualifikimet për Euro 2028.
Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, çka nënkupton se do të përballet me nga një përfaqësuese të Vazove 1, 2, 4 dhe 5.
Por, si janë mundësitë dhe cili do të ishin grupi më të vështirë, respektivisht më i lehtë për kombëtaren e Kosovës drejt kualifikimit në Euro 2028?
Duke marrë për bazë renditjen e FIFA-s, grupi më i vështirë i mundshëm për “Dardanët” do të ishte ai me Spanjën, Zvicrën, Finlandën dhe Maltën.
Spanja, e renditur në vendin e parë në botë, do të ishte kundërshtari më i fortë nga vazoja e parë. Zvicra, që renditet e 13-ta, do të vinte nga vazoja e dytë, Finlanda (75) do të ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm nga vazoja e katërt, kurse Malta (160) do ta plotësonte këtë grup nga vazo e pestë, shkruan Telegrafi.
Spanja, kundërshtari më i vështirë i mundshëm nga vazo 1
Në anën tjetër, grupi më i lehtë në bazë të këtyre renditjeve do të përbëhej nga Greqia, Irlanda e Veriut, San Marino dhe Lihtenshtajni.
Greqia, e renditur e 41-ta në FIFA, do të ishte kundërshtari më i favorshëm nga vazoja e parë. Irlanda e Veriut (64) do të vinte nga vazoja e dytë, San Marino nga e katërta dhe Lihtenshtajni nga vazoja e pestë, shkruan Telegrafi.
Foto ilustruese me Inteligjencë Artificiale
Natyrisht, këto janë vetëm dy kombinime hipotetike, të bazuara në renditjen e FIFA-s dhe vazot e projektuara, e jo grupe të mundshme të konfirmuara nga UEFA.
Shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast, ndërsa ndeshjet e para do të fillojnë nga muaji mars 2027. /Telegrafi/
* Ky krahasim bazohet në renditjen e FIFA-s, jo domosdoshmërisht në forcën reale aktuale të ekipeve. Gjithashtu, UEFA ka kufizime për disa çifte, përfshirë Kosovën me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.