
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar për vrasjen e Sylë Dakës, e cila ndodhi sot në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari Rr.H. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
Ai është ndaluar nën dyshimin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Burimi: Insajderi