Bruno Fernandes dhe Cancelo në qendër të kritikave, gjesti i tyre shihet si thumbim ndaj Ronaldos

Bruno Fernandes dhe Cancelo në qendër të kritikave, gjesti i tyre shihet si thumbim ndaj Ronaldos

Written by

in

Bruno Fernandes dhe Cancelo në qendër të kritikave, gjesti i tyre shihet si thumbim ndaj Ronaldos

Bruno Fernandes dhe João Cancelo janë kritikuar ashpër në rrjetet sociale për sjelljen e tyre pas fitores së Portugalisë ndaj Uellsit, pasi një moment mes tyre ka shkaktuar polemika të shumta.

Gjithçka nisi kur Bruno Fernandes iu drejtua kameramanit duke i kërkuar të fokusonte Cancelon, ndërsa tha: “Filmoje atë. Ai është shefi”. Më pas, mbrojtësi portugez tregoi shiritin e kapitenit para kamerës dhe nisi të qeshte.

Ky veprim u interpretua nga shumë përdorues në rrjetet sociale si një thumbim ndaj Cristiano Ronaldos dhe rrethit të tij, në një kohë kur largimi i yllit portugez nga kombëtarja ka shkaktuar polemika të shumta.

Megjithatë, nuk ka ndonjë konfirmim se gjesti i dy futbollistëve kishte për qëllim Ronaldon, por kjo nuk e ka penguar shpërthimin e debatit në mesin e tifozëve portugezë.