Arsenali i trondit gjigantët spanjollë me çmimin e kërkuar për yllin e skuadrës

Arsenali i trondit gjigantët spanjollë me çmimin e kërkuar për yllin e skuadrës

Written by

in

Atletico Madridi nuk është i interesuar për transferimin e Martin Zubimendit në afatin kalimtar të janarit, pasi Arsenali po kërkon mbi 70 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Sipas gazetarit të Marcas, Matteo Moretto, kjo shumë e kërkuar nga londinezët e bën transferimin financiarisht të pamundur për klubin madrilen, i cili aktualisht nuk po e konsideron një ofertë për reprezentuesin e Spanjës.

Ndërkohë, Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Zubimendit, pavarësisht interesimit të raportuar nga Chelsea, si dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Klubi londinez nuk ndjen asnjë presion për të negociuar largimin e mesfushorit gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe synon ta mbajë atë në skuadër.

Zubimendi ndërkohë është i hapur për një kalim në Spanjë, ngase nuk është në formacionin bazë, me Artetan që e preferon dyshen Declan Rice dhe Bruno Guimaeres.

Ende është e paqartë nëse Reali dhe Chelsea do të vazhdojnë të provojnë transferimin e spanjollit, apo do të presin deri në verë për të parë nëse do të zbret ky çmim i vënë nga klubi londinez./Telegrafi/