Policia është informuar se Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për 4 ditë

Policia është informuar se Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për 4 ditë

Written by

in

Policia është informuar se Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për 4 ditë

Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.

Kështu së paku është informuar Policia e Kosovës.

Kjo informatë është siguruar jozyrtarisht nga gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Gjithnjë sipas këtij burimi, qëndrimi i Krasniqit në Kosovë do të vazhdojë për këtë periudhë kohore, përveç nëse ndodh diçka e papritur, çka do të çonte në ndërprerjen e vizitës së tij.

Jakup Krasniqi mbërriti në orët e paradites së sotme në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës, nën përcjellje të forcave policore të Kosovës dhe të EULEX-it.

Vizita e tij, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vjen “për arsye humanitare bindëse”.

Ndërkaq, siç është mësuar, vizita e tij vjen pas gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

E pas gati gjashtë orësh qëndrimi në shtëpi me më të dashurit e tij, Krasniqit iu desh të kthehej në hapësirat e EULEX-it, ku supozohet se do ta kalojë natën.

Kjo ishte vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë, që nga arrestimi në nëntor të vitit 2020.

Edhe më 10 tetor 2024, ai erdhi në vendlindje, pasi i vdiq vëllai. /Klankosova.tv