Sipas njoftimit të Policisë, në takim është diskutuar përgatitja për sezonin dimëror, siguria në trafik, trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe luftimi i veprave penale kundër pasurisë.
Vëmendje i është kushtuar edhe parandalimit të dukurive negative te të rinjtë, sigurisë në shkolla dhe organizimit të aktiviteteve vetëdijësuese.
Një tjetër çështje e trajtuar ishte bashkëpunimi me institucionet lokale, veçanërisht në funksion të përballimit të sfidave që mund të paraqiten gjatë sezonit dimëror.
Gjatë takimit u theksua nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet njësive policore, përcaktim të detyrave konkrete dhe raportim periodik për rezultatet e punës.
Drejtori Rajonal i Policisë, nënkolonel Remzi Azemi, kërkoi rritjen e efikasitetit dhe përgjegjësisë profesionale, me synim garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit të Ferizajt.
Burimi: RTKLive
