Policia e Kosovës bën të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Viti.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi që është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij jetonte vetëm.
“Viti / 18.11.2026 – NN. Më 18.11.2026 në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/