Studentët s’e pranojnë ftesën e rektorit për dialog, e vazhdojnë protestën

Studentët s’e pranojnë ftesën e rektorit për dialog, e vazhdojnë protestën

Written by

in

Studentët s’e pranojnë ftesën e rektorit për dialog, e vazhdojnë protestën

Studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të kundërshtuar një email të rektorit të Universitetit, që sipas tyre, përmban kërcënime.

Rektori Arben Hajrullahu ka dalë në oborrin e Rektoratit për t’u kërkuar atyre që të hyjnë brenda dhe të diskutojnë, porse këta të fundit kanë kërkuar nga ai t’i tërheqë deklaratat që i ka bërë.

Hajrullahu ka kërkuar nga Policia që të mos hyjnë në oborrin e objektit të Rektoratit.

“Policia nuk ka çka kërkon në tokën e Universitetit, universiteti është i yni”, ka thënë ai.

Studentët i kanë thënë Hajrullahut që i ka krahasuar me regjimin serb, duke e pyetur nëse është e vonuar ftesa e tij për bisedë.

Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor ka thënë se nuk do të ndalen nga protestat deri sa rektori të tërhiqet nga fjala e tij ose do të kërkojmë shkarkimin e tij.

Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

Përmes protestës, studentët kërkojnë që Universiteti i Prishtinës të mbetet një hapësirë e sigurt, ku respektohen liria e shprehjes dhe parimet demokratike.

Rektori Hajrullau duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për zëvendësimin e sistemit të evidentimit të vijueshmërisë përmes QR kodeve me teknologjinë NFC, ka paralajmëruar edhe për pasojat e bojkotit.

“Më lejoni të ripërsëris se pasojat e një bojkotimi eventual të mësimit, ligjëratave dhe ushtrimeve do të jenë të pariparueshme. Krahas studentëve bojkotues, në një fazë të mëvonshme pasoja do të ketë edhe për personelin akademik që do t’u jepte vlerësime pozitive studentëve pa u mbajtur mësimi. Këto pasoja mund të përfshijnë jo vetëm përsëritje vitesh apo edhe humbje të së drejtës për të qenë pjesë e UP-së për studentët, por, për personelin akademik, edhe ndalesa financiare dhe masa që mund të shkojnë deri në shkëputjen e kontratës së punës me UP-në”, ka thënë ai.

Burimi: Insajderi