
Një zjarr ka përfshirë garazhin e një banese në Prishtinë, duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura dhe një motoçikletë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës për zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, thotë Policia./Klankosova.tv