Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Written by

in

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Një sulm kibernetik ndaj infrastrukturës së teknologjisë informative ka shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të rreth 20 aplikacioneve që përdoren nga administrata e kantonit Basel-Landschaft në Zvicër.

Lajmi është raportuar të mërkurën nga agjencia zvicerane e lajmeve Swissinfo, duke iu referuar njoftimeve të autoriteteve kantonale.

Sipas Kancelarisë Kantonale, sulmet ndaj sistemeve informatike të administratës kanë nisur të dielën dhe kanë vazhduar edhe në ditët në vijim. Aplikacionet e prekura funksionojnë në gjashtë serverë, të cilët aktualisht po riinstalohen në kuadër të përpjekjeve për rikthimin e shërbimeve.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën në mbrëmje, Kancelaria Kantonale bëri të ditur se po shënohej përparim në analizimin e incidentit dhe në zgjidhjen e problemeve teknike.

Pavarësisht sulmit, autoritetet kanë konfirmuar se shërbimet e emergjencës nuk janë prekur dhe kanë vazhduar të funksionojnë normalisht. Po ashtu, sistemet informatike të organizatave të shpëtimit dhe sigurisë në kanton kanë mbetur funksionale.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sulmit dhe për të mbrojtur infrastrukturën digjitale, zyrtarët kanë vendosur të shkëputin disa serverë nga interneti. Kjo masë sigurie ka bërë që disa shërbime online të ndërpriten.

Në fazën fillestare të incidentit, autoritetet paralajmëruan qytetarët për probleme të mundshme në kontaktimin e numrave të emergjencës 112, 117 dhe 118. Megjithatë, më vonë u konfirmua se të tre numrat kishin mbetur funksionalë dhe mund të kontaktoheshin pa pengesa.

Zëdhënësi i qeverisë kantonale, Nic Kaufmann, shpjegoi se paralajmërimi ishte bërë si masë paraprake, pasi autoritetet nuk mund ta përjashtonin mundësinë e shkëputjes së serverëve të tjerë gjatë ndërhyrjeve për sigurimin e sistemeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali