Nis startimi i njësisë A5 në “Kosova A”, KEK paralajmëron për tym më të theksuar

Nis startimi i njësisë A5 në “Kosova A”, KEK paralajmëron për tym më të theksuar

Written by

in

Nis startimi i njësisë A5 në “Kosova A”, KEK paralajmëron për tym më të theksuar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se këtë mëngjes ka nisur procesi i startimit të njësisë A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Sipas KEK-ut, gjatë kësaj faze pritet të ketë tym më të theksuar, i cili është pjesë e procesit teknologjik dhe mund të vërehet deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë.

Në njoftimin e saj, KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të Komunës së Obiliqit.

“Gjatë kësaj faze, tymi më i theksuar është pjesë e procesit teknologjik të startimit dhe mund të vërehet deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis startimi i njësisë A5 në “Kosova A”, KEK paralajmëron për tym më të theksuar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali