Marta Kos: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i papranueshëm

Marta Kos: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i papranueshëm

Written by

in

“Do të doja të isha e qartë edhe për faktin se në Kosovë, ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër detyrimeve themelore të Kosovës ndaj BE-së. Dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që procedura gjyqësore është në vazhdim sfidon çdo standard ndërkombëtar të sundimit të ligjit. Mesazhi im është shumë i thjeshtë: zgjerimi evropian po ecën përpara. Por nëse vendet kandidate ecin prapa, atëherë vërtet nuk do të jenë në gjendje të bëhen anëtare të BE-së”, tha Marta Kos.

Në Luksemburg po mbahet takimi i ministrave të BE-së, të cilët, mes tjerash, po diskutojnë edhe për rishikimin e paraaderimit për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Sipas komisioneres Kos, të gjithë ata që aspirojnë integrimin duhet të harmonizohen strategjikisht me politikat e BE-së dhe të ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane. Sundimi i ligjit mbetet kriter kyç për secilin vend në procesin e afrimit me BE-në.

Burimi: RTKLive