Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro

Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro

Written by

in

Sipas mediave italiane, Al Ittihad ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e 27-vjeçarit dhe po përgatit një ofertë konkrete për ta bindur Juventusin që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Klubi nga Arabia Saudite kishte shfaqur interesim për Zhegrovën edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por atëherë palët nuk arritën marrëveshje. Tashmë, skuadra saudite synon ta konkretizojë interesimin me një ofertë që raportohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Edhe qëndrimi i Juventusit duket se ka ndryshuar. Klubi italian është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë e shitjes, ndërsa vetë futbollisti nuk e përjashton largimin, për shkak të hapësirës së kufizuar që ka pasur në skuadër.

Megjithatë, Al Ittihad nuk është klubi i vetëm që po e ndjek situatën e përfaqësuesit kosovar. Për Zhegrovën interesim kanë shfaqur edhe skuadra nga Turqia dhe Franca.

Pavarësisht rolit si zëvendësues, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon. Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2030.

Burimi: RTKLive