
Pasditen e së dielës, në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar për kanosje me armë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari dyshohet se kishte ekspozuar pistoletën që e mbante në brez dhe kishte kanosur një person tjetër.
Policia thotë ka sekuestruar pistoletën së bashku me 22 fishekë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv