Shiroka Pula: Investimet në teknologji dhe inovacion thelbësore për të ardhmen e Kosovës

Shiroka Pula: Investimet në teknologji dhe inovacion thelbësore për të ardhmen e Kosovës

Written by

in

Investimet në teknologji, inovacion, edukim dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës, ka theksuar presidentja Justina Shiroka Pula në takimin me drejtorin ekzekutiv të Projektit për Studime të Konkurrueshmërisë Strategjike (SCSP), Ylli Bajraktari.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet në teknologji, inovacion dhe inteligjencë artificiale, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe profesionistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shiroka Pula ka vlerësuar se diaspora shqiptare në SHBA ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, veçanërisht përmes transferimit të dijes dhe përvojës.

Ajo ka theksuar se diaspora mund të ndihmojë edhe në krijimin e lidhjeve me kompanitë dhe institucionet amerikane.

Presidentja e ka përgëzuar Bajraktarin për arritjet dhe kontributin e tij në SHBA, duke vlerësuar se suksesi i tij dëshmon potencialin dhe profesionalizmin e diasporës shqiptare.

Burimi: RTKLive