
Ishin veç tre, por dhanë më shumë verisione se kaq.
Që babai Halili, e djemtë Kastriot e Kreshnik Mehmetaj nuk i thanë fjalët e njejta në prokurori e gjykatë, e nxori në pah aktgjykimi 170 faqësh të siguruar nga televizioni.
Me të, gjyqtari Leon Perlaskaj e liroi treshën nga akuza për vrasjen e trefshit të ndodhur në Gllogjan më 26 nëntor 2021.
Huqja më e madhe u tha se u bë te dëshmia se ku ishin këta në natën kritike.
Sipas gjyqtarit nuk u sigruan as provat që dy vëllëzërit komunikuan mes vete pas ngjarjes.
Nga tre ekspertizat që iu bënë gëzhojave në vendngjarje dhe fishekut që u gjet në shtëpinë e familjes Mehmetaj, veç një nga to gjyqtari nuk e mori parasysh.
Atë të ekspertit nga Shqipëria që thoshte se shkrepja u bë nga e njejta armë.
Në vendim jepet edhe shpjegimi se si dëshmitari që qëndroi i fundit me vëllëzërit Mehmetaj, u largua nga shtëpia e tyre 48 minuta para sulmit, dhe për kaq kohe gjeografikisht këta kishin mundësi të shkojnë te vendi ku u sulmua autobusi dhe të kryejnë aktin.
Por, kjo thuhet se mbeti veç teori, pasi gjykata nuk gjeti asnjë provë që të akzuaurit vepruan kështu, duke mos i llogaritur të bollshme as disa pamje te kamerave që organi i akuzës i dorëzoi.
Teksa sipas dokumentit, prokuroria e Pejës nuk ofroi prova as për t`i bindur këta për motivet e ngjarjes, nga e cila mbetën të vdekur shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësit Ledion Hamza dhe Genta Mustafa.
Familjarët e këtyre dy të fundit kanë parlajmëruar ankesë në Apel ndaj këtij vendimi të Themelores.
Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin e plotë, detajet e të cilit do t’i sjellë pas pak.
Për më shumë, ndiqeni kronikën: