Ramosaj takon përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutojnë për zhvillimin e Deçanit

Ramosaj takon përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, diskutojnë për zhvillimin e Deçanit

Written by

in

Në takim, Ramosaj priti Robert Keane dhe Andriana Sarić, përfaqësues të Sektorit Politiko-Ekonomik të Ambasadës amerikane.

Sipas njoftimit të Komunës së Deçanit, gjatë takimit u diskutua për politikat lokale dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të komunës.

Ramosaj i falënderoi përfaqësuesit amerikanë për vizitën dhe interesimin ndaj zhvillimeve në Deçan.

Burimi: RTKLive