
Bekim Brestovci, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, është intervistuar sot, më 19 nëntor 2026, nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, në cilësinë e personit të dyshuar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se Brestovci është përgjigjur në të gjitha pyetjet e hetuesve.
Ai është intervistuar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa detaje të tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.
Burimi: Insajderi