
Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës për raportet ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, duke thënë se bashkimi dhe ndarja e tyre ndër vite kanë pasur karakter politik.
Kajtazi rikujtoi pritjen që u ishte bërë rreth 500 mijë shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri gjatë luftës, kur familjet shqiptare hapën dyert për refugjatët nga Kosova.
Ai tha se Shqipëria e asaj kohe ishte një shoqëri e varfër dhe me kushte të vështira jetese, shumë ndryshe nga realiteti i sotëm.
“Unë e shoh që politika po ndikon me i nda shqiptarët”, u shpreh Kajtazi, njofton Klankosova.tv.