Sërish protestë në Tiranë, kësaj radhe pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Sërish protestë në Tiranë, kësaj radhe pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Written by

in

Sërish protestë në Tiranë, kësaj radhe pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

Aktivistja e njohur suedeze për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, Greta Thunberg, i është bashkuar të enjten protestës së aktivistëve në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Pas përplasjeve me Policinë para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit. Aktivistja Greta Thunberg ka publikuar një mesazh solidariteti nga Tirana.

Në mesazhin e saj, Thunberg e cilëson këtë si ditën e 173-të të protestës së pandërprerë dhe vlerëson qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër shkatërrimit të natyrës, korrupsionit dhe asaj që ajo e përshkruan si dhunë shtetërore ndaj protestuesve.

“Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t’i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit”, shprehet Thunberg në videon e publikuar..

VIDEO

Burimi: Insajderi