Një i vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një i vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Written by

in

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, aksidenti sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 19:20 dhe në të kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore.

“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i karrocës invalidore) I.Ll mashkull 77 vjeç, ka vdekur”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Burimi: RTKLive