Kuvendi miraton masat e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

Kuvendi miraton masat e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

Written by

in

Vendimi u miratua me 61 vota për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas votimit konstatoi miratimin e vendimit të Qeverisë, me numër 03/11, të datës 16 nëntor 2026.

“Konstatoj se me 61 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”, deklaroi Haxhiu.

Pas miratimit të këtij vendimi, Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë, me numër 11/L-029.

Burimi: RTKLive