Mes tensioneve me Trumpin, Macron pret Kamala Harrisin në Paris

Mes tensioneve me Trumpin, Macron pret Kamala Harrisin në Paris

Written by

in

Ish-zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila shihet si një kandidate e mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Shtetet e Bashkuara, do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Francë, ku do të takohet me presidentin Emmanuel Macron.

Pallati Élysée njoftoi takimi do të mbahet të premten në Paris.

Vizita e Harris vjen në një periudhë marrëdhëniesh të tensionuara mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Macron ka kritikuar luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe luftën në Ukrainë.

Harris shërbeu si zëvendëspresidente e SHBA-së gjatë administratës së Joe Bidenit, nga viti 2021 deri në vitin 2025.

Ajo u bë kandidate e Partisë Demokratike për presidente në zgjedhjet e vitit 2024, pasi Bideni u tërhoq nga gara për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin e tij.

Megjithëse pësoi humbje përballë Donald Trumpit, Harris vazhdon të konsiderohet një nga emrat e mundshëm për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Megjithatë, ajo ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të garojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/