
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar se mosshlyerja e obligimeve mund të sjellë penalizime.
Përmes një njoftimi publik, kompania ka theksuar se dy fatura të papaguara konsiderohen borxh dhe ka kërkuar nga konsumatorët që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve.
“Mos lejo që borxhi të rritet. Shmang penalizimet duke i paguar faturat me kohë!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara dhe të jenë të rregullt në përmbushjen e obligimeve për shërbimet e ujësjellësit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara llogariten borxh appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali