
Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta gjatë natës së kaluar, sot nuk do të mbahet mësim në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.
Përmes një njoftimi, drejtoria e shkollës ka bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye sigurie, pas dëmeve të shkaktuara në objektin shkollor.
“Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës, Ju njoftojmë se sot, më 20 nëntor 2026, në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj nuk do të mbahet mësim për shkak të dëmeve që shkaktuan erërat e forta mbrëmë në objektin e shkollës. Për sigurinë tuaj, ju lutemi të mos hyni në oborrin e shkollës. Mësimi rifillon të hënën normalisht! Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”