Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

Written by

in

Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se të dy diskutuan për rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional në vend, për avancimin e investimeve të mbështetura nga BE-ja në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe nevojën për planifikim afatgjatë të investimeve, transmeton Klankosova.tv.

Hupin gjithashtu theksoi mundësitë e mëtejshme për zhvillimin e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.

“BE-ja është ofruesja më e madhe e ndihmës financiare për Kosovën dhe partnerja e saj më e besueshme”, thuhet në njoftim.