Zelensky: Jemi gati të respektojmë armëpushimin, por edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet

Zelensky: Jemi gati të respektojmë armëpushimin, por edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet

Written by

in

Zelensky: Jemi gati të respektojmë armëpushimin, por edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet

Presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të respektuar armëpushimin energjetik.

Por, ai ka thënë se njëjtë duhet të veprojë edhe Rusia, duke ndaluar sulmet në territoret ukrainase.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, ai ka thënë se nëse Rusia nuk pranon një armëpushim energjetik, Ukraina do të kundërpërgjigjet

“Nëse Rusia dëshiron që ne të ndalojmë sulmet tona me rreze të gjatë kundër rafinerive të saj të naftës dhe eksporteve të naftës, atëherë Rusia duhet të ndalojë sulmet kundër sistemit tonë energjetik dhe infrastrukturës kritike, si dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve tanë. Kjo është vetëm e drejtë. Jemi të gatshëm të respektojmë një armëpushim energjetik nëse Rusia është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë. Ne biem dakord, nëse ata bien dakord”, ka thënë ai.

Por, ai ka shtuar se Rusia nuk ka respektuar armëpushimin energjetik të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi sipas tij, mbrëmë Moska ka kryer sulme të reja. /Klankosova.tv