
Mauricio Pochettino do ta nisë aventurën e tij te Manchester United me një nga sfidat më të vështira të mundshme, përballjen ndaj rivalit të madh Liverpool.
Trajneri argjentinas ka zhvilluar seancat e para stërvitore me skuadrën dhe tashmë po përgatitet për debutimin e së dielës në “Anfield”.
Pochettino ka kërkuar nga futbollistët e tij të luajnë pa frikë dhe me guxim, duke theksuar se Manchester United duhet të udhëtojë drejt Liverpoolit me synimin për të fituar.
“Do të shkojmë atje me idenë për të fituar, të jemi guximtarë dhe të luajmë si Manchester United”, ka deklaruar Pochettino.
Argjentinasi u emërua në vend të Michael Carrick dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. Sfida ndaj Liverpoolit do të jetë testi i tij i parë në bankinën e “Djajve të Kuq”.