
Harry Kane vazhdon të shijojë suksesin e fitimit të Topit të Artë, ndërsa nuk e fsheh krenarinë për këtë çmim prestigjioz individual. Sulmuesi anglez ka zbuluar edhe emrin e futbollistit që, sipas tij, ka potencialin për ta fituar këtë trofe në edicionin e vitit 2027.
Për yllin e Bayern Munichut, pasuesi i mundshëm është pikërisht bashkëlojtari i tij, Michael Olise, për të cilin ka vlerësime të larta.
‘Michael është një futbollist fantastik-tha Kane për Foot Mercato-ne i shohim cilësitë e tij dhe atë që është i aftë të bëjë, çdo ditë në stërvitje. Padyshim që ka gjithçka që i duhet për t’i sjellë Bayernit të Mynihut një tjetër Top të Artë. Jam shumë krenar që e fitova Topin e Artë dhe që e mora në dorëzim trofeun në qytetin tim të lindjes dhe kështu ky moment ishte akoma më special’.
Kane ka thënë se fitimi i këtij çmimi dhe përfshirja e emrit të tij në mesin e legjendave të futbollit që e kanë fituar atë, përbëjnë një arsye të veçantë krenarie.
‘Të shoh emrin tim përkrah lojtarëve si Ronaldo që ma dorëzoi trofeun atë natë, Cristiano Ronaldo, Messi e Mueller është një krenari e madhe-shtoi Kane-kur e ngrita trofeun para tifozëve që më prisnin në rrugë pas ceremonisë, kuptova se po jetoja një moment magjik që nuk do ta harroj kurrë’.
Megjithatë, sulmuesi anglez nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta fitojë edhe një tjetër Top të Artë. Ai ka përmendur gjithashtu trofetë që dëshiron t’i fitojë me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.
‘Do të më pëlqente të fitoja një tjetër Top të Artë, por e di që ka shumë lojtarë të tjerë të shkëlqyer që kanë mundësitë-shtoi Kane-ka shumë trofe që do të doja të fitoja, si Liga e Kampioneve me Bayernin dhe padyshim një titull me Anglinë’.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali