
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
“E njoftova znj. Prattipati me qëndrimet e Aleancës në këtë periudhë, kur vendi po përballet me një krizë të thellë energjetike. Theksova se Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave tona si shtet”
Ai tha se shprehu falënderimin e tij për angazhimin e saj personal dhe për ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.