Midea Kosova lanson fushatën dimërore me një mesazh të thjeshtë: shtëpia mund të jetë e ngrohtë pa e rënduar buxhetin. Klimat dhe bojlerët eficient të Midea-s ju ndihmojnë të shpenzoni më pak për rrymë, e të kaloni më shumë momente të lumtura në shtëpi.
Dimri po vjen, e bashkë me të edhe pyetja se sa do të na kushtojë ngrohja këtë vit? Përgjigjja e Midea-s është optimiste: këtë vit, dimri deri në 70% më lirë me Midea.
Fushata e re “Shkrije akullin n’mes nesh” vjen me një klip muzikor plot ngjyra e humor, ku një familje e mërdhirë e kthen dimrin në verë sapo hyjnë klimat Midea. Pas këngës qëndron një ide serioze: ngrohja efikase është kursim i vërtetë për familjen.
Më pak për rrymë, më shumë momente të lumtura në shtëpi
Në Midea Kosova e dimë se çdo euro në buxhetin familjar ka rëndësi, sidomos gjatë dimrit, kur faturat e rrymës rriten.
Prandaj, me këtë fushatë duam të sjellim më shumë harmoni në shtëpitë e qytetarëve. Duam t’i ndihmojmë familjet të kalojnë në një mënyrë më të qëndrueshme të të ngrohurit, me më pak rrymë të shpenzuar. Më pak shpenzime për rrymë, më shumë momente të lumtura në shtëpi.
Pse klima është mënyra më efikase për t’u ngrohur
Klimat Midea janë ndërtuar për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë duke kursyer sa më shumë rrymë, falë teknologjisë më të avancuar. Klimat Midea kanë:
●Sistemin Inverter Quatro. Si pedali i gazit në makinë: klima nuk ndizet e fiket vazhdimisht, por e ul ritmin kur e arrin temperaturën dhe vazhdon butë. Kështu shpenzon më pak rrymë dhe ka më pak zhurmë.
●Inteligjencë artificiale. AI ECOMASTER mëson si e përdorni klimën në shtëpinë tuaj dhe e rregullon fuqinë vetë, pa harxhuar rrymë kot.
●Kontrollin me Wi-Fi. Ndizeni klimën nga telefoni para se të hyni në shtëpi, caktoni orarin e ngrohjes sidomos kur rryma kushton më lirë.
●Teknologji e besuar. Midea është kompania nr. 1 në botë për klimatizim (Euromonitor, 2024–2025), me mbi 50 vite përvojë dhe e pranishme në mbi 200 shtete dhe rajone.
Produktet Midea për një dimër më efikas
Gama e Midea-s në Kosovë ka zgjidhje për çdo shtëpi dhe çdo buxhet, me efiçiencë në qendër të secilës:
■Klimat Midea. Klasë energjetike A+++ dhe inteligjencë artificiale AI ECOMASTER, që e mban temperaturën të qëndrueshme. Algoritmi mëson si e përdorni klimën dhe gjen mënyrën më efikase të punës, me kursim shtesë deri në 30%. Ngrohin edhe kur jashtë bie deri në -25°C, ndërsa filtri i avancuar e pastron ajrin në shtëpi. Garancion 3 vite, dhe me teknologjinë Prime Guard, qëndrueshmëri e njësisë së jashtme mbi 30–50 vite.
■Bojlerët Midea. Bojlerët elektronikë dhe ata me dy kazana e ngrohin ujin sipas nevojës suaj, pa harxhuar rrymë kot. Kazanat kanë veshje tri-shtresore me safir dhe anodë magnezi më të gjatë për mbrojtje nga korrozioni. Kontrollohen me Wi-Fi nga telefoni, dhe kanë funksionin Memo You, që punon me inteligjencë artificiale. 5 vite garancion në kazan, e 2 vite në elektronikë.
■Ngrohja në dysheme me termopompat Midea. Ngrohtësi kudo në shtëpi, pa radiatorë që zënë vend. Komfor premium, me faturë minimale. Ideale për banesat dhe shtëpitë gjatë procesit të ndërtimit.
Pesë këshilla për të shpenzuar më pak këtë dimër
Klima efikase është vetëm gjysma e punës. Pjesë e rëndësishme është mënyra sesi e përdorim.
1.Mbajeni temperaturën në 24°C. Një temperaturë e qëndrueshme dhe neutrale është më ekonomike se ngrohja e tepruar.
2.Mos e fikni e ndizni shpesh. Ndezja dhe fikja çdo gjysmë ore e detyron klimën të punojë më shumë. Temperatura e qëndrueshme i mban edhe shpenzimet të qëndrueshme.
3.Përdorni Wi-Fi dhe aplikacionin Midea. Caktoni orarin dhe kontrolloni klimën nga telefoni, madje edhe ngrohjen në orët kur rryma është më e lirë.
4.Kujdesuni për izolimin. Dritaret dhe dyert e izoluara mirë nuk e lënë nxehtësinë të ikë.
5.Pastroni filtrat çdo dy javë. Te modelet si All Easy Pro, kjo kërkon vetëm rreth 2 minuta.
Këshilla e ekspertëve të Midea-s është e thjeshtë: para se të vendosni, mos shikoni vetëm sa kushton klima sot. Por shikoni sa ju kursen për pesë deri dhjetë vite.
“Kurse rrymë. Knaqe xhepin.”
Artikull i sponsorizuar nga Midea Kosova