Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), incidenti ka ndodhur të premten paradite, ndërsa i dyshuari është zyrtar i Stacionit Policor në Kllokot, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe sulmuar qytetarin me një mjet të fortë, si pasojë e së cilës viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Burimi: RTKLive
