
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn mbrëmjen e së enjtes kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga stuhia.
Fuqia e erës ka dëmtuar kulmet e disa objekteve, bizneseve dhe shkollave, ndërsa në dy institucione arsimore është ndërprerë mësimi të premten për arsye sigurie.
Në mesin e bizneseve të dëmtuara, njëri prej tyre ka vlerësuar se dëmet fillestare arrijnë vlerën e rreth 30 mijë eurove.
Ndërkohë, nga Komuna e Ferizajt kanë bërë të ditur se do të përpilojnë raport të plotë për dëmet e shkaktuara, të cilin do ta procedojnë në institucionet qendrore për të kërkuar mbështetje për qytetarët e prekur.
Stuhia ka shkaktuar dëme edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën: