Deklarata e Gecit për Thaçin, Kajtazi: Soji i tij gënjen e mashtron, flet më keq sesa Specialja (VIDEO)

Deklarata e Gecit për Thaçin, Kajtazi: Soji i tij gënjen e mashtron, flet më keq sesa Specialja (VIDEO)

Written by

in

Deklarata e Gecit për Thaçin, Kajtazi: Soji i tij gënjen e mashtron, flet më keq sesa Specialja (VIDEO)

Deputeti i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi për 245 vrasje të shqiptarëve.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Shkumbin Kajtazi tha se deputeti Geci të dielën tha një të pavërtetë, transmeton Klankosova.tv.

“Ai e tha një të pavërtetë, që tha se janë 200 e sa viktima, ndërkohë që as Gjykata Speciale s’e thotë atë numër. Këtu është problemi. Soji i tij, edhe gënjejnë, edhe mashtrojnë, dhe nuk bazohen në asnjë gjë, dhe flasin më keq sesa Gjykata Speciale në këtë rast. Për faktin që qëndron në Grupin më të madh Parlamentar, për bindjen time është shqetësim, dhe Vetëvendosja distancoheshin kur ai dha një deklaratë dëshirore, ndërsa tani heshtin”, tha ai në Klan Kosova.