Sipas njoftimit të komunës, programi, i mbështetur edhe nga Drejtoria e Arsimit, parasheh organizimin e punëtorive për nxënësit e të gjitha shkollave të Prishtinës.
Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit do të mësojnë se si t’i ripërdorin mbeturinat plastike dhe materialet e tjera për krijimin e produkteve të reja. Po ashtu, aktivitetet synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për ndotjen nga plastika, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë në botën digjitale.
Me këtë bashkëpunim, synohet që përmes edukimit praktik dhe aktiviteteve kreative të nxitet përgjegjësia mjedisore dhe të zhvillohen njohuritë e nxënësve për sfidat bashkëkohore.
Burimi: RTKLive
