Nga Barcelona te Liverpooli, Araujo flet për pritjen në klubin anglez

Nga Barcelona te Liverpooli, Araujo flet për pritjen në klubin anglez

Written by

in

Nga Barcelona te Liverpooli, Araujo flet për pritjen në klubin anglez

Ronald Araujo ka shprehur kënaqësinë e tij për mënyrën se si është pritur te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga Barcelona, gjatë muajit gusht.

Mbrojtësi uruguaian ka vlerësuar mbështetjen që ka marrë nga bashkëlojtarët, stafi teknik dhe tifozët e klubit anglez, duke theksuar se kjo i ka ndihmuar dukshëm në përshtatjen me ambientin e ri dhe futbollin anglez.

Araujo ka veçuar edhe raportet e mira që ka krijuar me futbollistët që flasin spanjisht, Alexis Mac Allister dhe Alisson, me të cilët kalon kohë edhe jashtë fushës së blertë.

“Që nga momenti kur kam mbërritur te Liverpooli, të gjithë më kanë trajtuar si një prej tyre. Ata ma kanë lehtësuar gjithçka, bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët gjithashtu. Jam shumë mirënjohës për dashurinë që po më tregojnë”, ka deklaruar Araujo për The Athletic.

Uruguaiani ka folur edhe për dallimet mes futbollit anglez dhe atij spanjoll, duke e cilësuar Ligën Premier si një kampionat me ritëm më të lartë dhe më shumë kërkesa fizike sesa La Liga.

“Liga Premier është më dinamike dhe më fizike se La Liga. Këtu ndeshjet janë të vështira, pavarësisht se ku ndodhet kundërshtari në tabelë. Duhet të vraposh gjatë të gjitha 90 minutave, por personalisht kjo është diçka që më ndihmon”, ka shtuar ai.

Araujo duket se po përshtatet mirë në aventurën e tij të re në Angli, ndërsa mbështetjen e marrë në Liverpool e konsideron një nga faktorët kryesorë që ia kanë lehtësuar këtë kalim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali