
Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.
“Podujevë 09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Burimi: Insajderi