
Një person i dënuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik ka përfunduar në duart e Policisë në Junik. Pas veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Pejë, për ekzekutimin e dënimit prej një viti burgim, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Albian Shehun, rreth 44 vjeç.
Arrestimi është realizuar të premten, më 20 nëntor, rreth orës 09:20, në Junik.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ndaj Shehut ekzistonte një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti, të shqiptuar për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, zyrtarët policorë kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.
Shehu është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim.
Nga informacionet e siguruara nuk bëhen të ditura rrethanat konkrete të veprës penale, procedura e prokurimit publik me të cilën lidhej rasti apo vlera e dëmit të mundshëm.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali