
Një përplasje mes një Volkswagen Tiguani dhe një taksie BYD në Prishtinë ka përfunduar me ndalimin e një shoferi, pasi alkooltesti tregoi se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa në të dyja veturat janë shkaktuar dëme materiale, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Elion Rrukolli, rreth 32 vjeç, i cili drejtonte një Volkswagen Tiguan me ngjyrë hiri.
Ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 01:15, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të siguruara, Tiguani që drejtohej nga Rrukolli është përfshirë në aksident me një taksi BYD, me ngjyrë të bardhë, të cilën e drejtonte A.S rreth 46 vjeç.
Pas përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ekzaminuar rrethanat e aksidentit dhe kanë kryer verifikimin e drejtuesve të automjeteve.
Gjatë alkooltestit, shoferi i Tiguanit ka rezultuar me vlerë 1.83, sipas matjes së evidentuar në informacionin policor.
Pas këtij rezultati, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprën “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Me urdhër të Prokurorisë, Rrukolli është dërguar në mbajtje.
Nga informacionet e siguruara nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në të dyja automjetet janë evidentuar dëme materiale.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali