“Kam me të vra” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Graçanicë, fqinja dëshmon në Polici

“Kam me të vra” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Graçanicë, fqinja dëshmon në Polici

Written by

in

“Kam me të vra” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Graçanicë, fqinja dëshmon në Polici

Një grua në fshatin Uglar të Graçanicës ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje gjatë një konflikti familjar. Ngjarja është dëshmuar edhe nga një fqinje, e cila, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, ka konfirmuar para hetuesve deklarimet e viktimës.

Rasti ka ndodhur të premten, më 20 nëntor, rreth orës 17:30, ndërsa Policia është njoftuar pak më vonë.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima, e identifikuar me inicialet N.K., rreth 44 vjeçe, ka raportuar se bashkëshorti i saj, M.K., rreth 41 vjeç, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj.

Gjatë konfliktit, sipas denoncimit, burri e kishte kërcënuar me fjalët “Kam me të vra”.

Pas raportimit, një patrullë e Stacionit Policor në Graçanicë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy bashkëshortët në stacion për intervistim.

Në kuadër të hetimeve është marrë edhe deklarata e një fqinje, e cila kishte qenë dëshmitare e ngjarjes.

Sipas informacioneve policore, dëshmitarja ka konfirmuar pretendimet e gruas për sjelljen agresive dhe kërcënimin e raportuar.

Pas marrjes së deklaratave, hetuesit kanë kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në familje”.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali