Real Madridi synon pesë yje nga Liga Premier, Mourinho përgatit revolucion në skuadër

Real Madridi synon pesë yje nga Liga Premier, Mourinho përgatit revolucion në skuadër

Written by

in

Real Madridi synon pesë yje nga Liga Premier, Mourinho përgatit revolucion në skuadër

Real Madridi po e monitoron nga afër tregun e futbollistëve në Angli, pasi ka identifikuar pesë lojtarë që mund të jenë pjesë e planeve të tij për afatet e ardhshme kalimtare.

Sipas raportimeve, Jose Mourinho dhe drejtuesit sportivë të klubit madrilen kanë vendosur në listën e objektivave Alexis Mac Allister, Luka Vuskovic, Chema Andres, Rayan dhe Martin Zubimendi.

Njëri prej objektivave kryesorë është mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister. Argjentinasi 27-vjeçar vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe Real Madridi po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë që në afatin kalimtar të janarit.

Në listë është edhe qendërmbrojtësi i ri Luka Vuskovic, për të cilin raportohet se mund të kërkohen deri në 100 milionë euro në verën e vitit 2027.

Një tjetër emër është Chema Andres, mesfushori 21-vjeçar që Real Madridi po e konsideron si mundësi për ta rikthyer në skuadër. Sipas raportimeve, investimi për transferimin e tij mund të arrijë nga 60 deri në 70 milionë euro.

Në repartin ofensiv, madrilenët po e ndjekin brazilianin Rayan, i cili është gjithashtu në radarin e Manchester Unitedit, Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit. Kontrata e tij raportohet se përmban një klauzolë lirimi prej 130 milionë funtesh që aktivizohet verën e ardhshme.

Në listën e objektivave ndodhet edhe Martin Zubimendi, për të cilin është përmendur mundësia e një marrëveshjeje që mund të përfshijë sulmuesin Endrick.

Real Madridi pritet t’i vlerësojë mundësitë financiare dhe sportive për secilin prej këtyre futbollistëve, përpara se të vendosë nëse do të ndërhyjë që në afatin kalimtar të janarit apo do t’i rezervojë investimet për verën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali