Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Joshevik të Zveçanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një kontejner dhe kanë vjedhur disa pajisje pune.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 nëntor 2026 nga një viktimë mashkull kosovar, shkruan Telegrafi.
Nga kontejneri janë vjedhur katër motosharrë për prerjen e drurëve, 30 palë zinxhirë për motosharrat dhe një vegël pune me bateri.
“Persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në kontejnerin e tij, nga i cili kishin vjedhur: katër motosharrë për prerjen e drurëve, 30 palë zinxhirë të motosharrave dhe një vegël pune me bateri”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar./Telegrafi/